Osmani: Ndaj Sileksit pa shumë kalkulime, nëse shënojmë kualifikohemi

FC Shkupi të mërkurën do të zhvillojë transfertën ndaj FK Sileksit, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë e këtij raundi e zhvilluar në stadiumin e Çairit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në Kratovë FC Shkupi i udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani, udhëton me ambicie për të kualifikuar më tej.

Strategu tetovar i “bardhebluve” nuk e cilëson si përparësi faktin që skuadra e tij nuk ka pranuar gol në ndeshjen e parë, pasi një gjë të tillë nuk ka bërë as skuadra e tij, ashtu që për tu kualifikuar më tej, FC Shkupi do të duhet të kërkojë golin në Kratovë.

“Të mërkurën e zhvillojmë ndeshjen e kthimit me Sileksin, ku takimin e parë e mbyllëm me rezultat të barabartë 0:0. Përparësi nuk kemi, nuk ka kalkulime dhe mendojë nëse shënojmë gol do të kualifikohemi në raundin tjetër”, – tha trajneri Qatip Osmani para takimit me Sileksin.

Vlen të ceket se në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Kratovë këto dy skuadra kanë regjistruar nga 1 fitore minimale (1:0), ndërsa në 3 ndeshje kanë barazuar.

Leave a Reply