Strakosha largohet nga Lacio pas 10 viteve, vijon karrierën në Premierligën angleze

Thomas Strakosha i ka dhënë fund qëndrimit të tij 10-vjeçar te Lacio në “Serie A”, duke u transferuar në Premierligën angleze, aty ku do të mbrojë portën e Brentford.

Strakosha me ekipin e tij të ri ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, ndërsa i njëjti ditëve në vijim do i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore në Gjermani.

Strakosha me fanellën e Lacios numëron plotë 208 ndeshje, 164 prej të cilave në Serie A, ndërsa gjithashtu numëron edhe 19 paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

Ndryshe gjatë karrierës së tij të bujshme, Strakosha ka fituar edhe 4 tituj, edhe atë dy kupa dhe dy Superkupa të Italisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply