Shaqiri: Të nderojmë “Ballistët” me një rezultat pozitiv

Shkëndija e Tetovës sonte në Stokholm të Suedisë do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër AIK Stokholm, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje është më ndryshe nga dy raundet paraprake, në të cilat Shëndija kishte regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim, ndërsa një rezultat pozitiv, Shaqiri kërkon edhe nga kjo ndeshje, me të cilën do i nderonin “Ballistët”, që kanë paralajmëruar prezencën e tyre në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

“Ndeshja ndaj AIK-ut është më ndryshe nga dy raundet paraprake. Normalisht që kundërshtari duhet të vlerësohet në maksimum, e kam thënë edhe më herët se AIK është favorit, por favorit ngelet vetëm në letër sepse kur futemi në fushë e respektojmë vetëm veten tonë. Kemi ardhur këtu që të luajmë një ndeshje të bukur dhe të marrim një rezultat pozitiv. Do të mundohemi që të nderojmë edhe tifozët dhe Ballistët të cilët kanë bërë një rrugë të gjatë për të përkrahur ekipin. Shpresojmë të realizojmë planin dhe të kualifikohemi në raundin tjetër” – është shprehur trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Ndeshja midis AIK Stokholm dhe Shkëndijës starton në ora 19:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply