Agon Elezi i vetëm mundi Goricën, i prish debutimin Angellovskit në futbollin kroat (VIDEO)

E shtuna e sotme doli të jetë me shumë fat për shkupjanin, Agon Elezi, i cili shënoi dy golat e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit kroat, njofton “infOSport.mk”.

Elezi me dy golat e shënuar i vetëm arriti që të mund Goricën, në bankinën e së cilës skuadër sot debutimin e tij bëri ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.

Megjithatë debutimi nuk doli të jetë i mbarë për Angellovskin, ndërsa atë i’a prishi kandidati potencial për ekipin e parë te përfaqësuesja e Maqedonisë, Agon Elezi, ndryshe anëtar i përfaqësueses shpresa të vendit tonë.

Elezi bëri një super paraqitje sot me ekipin e tij, Varazhdin, duke shënuar dy gola vetëm brenda pjesës së parë. Golin e parë, shkupjani e realizoi në minutën e 10-të, kur mjaft mirë reagoi brenda zonës kundërshtare pas një topi të pranuar në thellësi nga ana e Tekliç.

Në minutën e 43-të Agon Elezi pasi vodhi një top para zonës kundërshtare, me të djathtën e tij shënoi një eurogol për rezultat 2:0.

Në pjesën e dytë Gorica tentoi të rikthehet, mirëpo gjithçka që mundën të bëjnë ishte goli i Deni Juriç në minutën e 61-të.

Për Varazhdin ishte kjo fitorja e tretë në 8 javë kampionat, duke u renditur në pozitën e tretë, ndërsa me këto dy gola, Elezi shpalosi kandidaturën e tij për të qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve. (infOSport.mk)

Leave a Reply