Shkëndijës nuk i ndihmoi as rikthimi në Tetovë! Vetëm barazim ndaj Makedonija GJ.P (VIDEO)

Shkëndija më në fund u rikthye të luaj në shtëpinë e saj, para “Ballistëve”, para publikut tetovar, megjithatë ata nuk arritën të ju rikthejnë edhe buzëqeshjen tifozëve “kuqezi”, të cilët në fund dolën të zhgënjyer pas barazimit 1:1 ndaj Makedonija GJ.P, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija edhe pse kishte më shumë nga loja gjatë pjesës së parë, nuk arriti të rrezikoj më konkretisht portierin mysafir, i cili në momentet e fundit të pjesës së parë e kishte edhe fatin në anën e tij, pas asaj goditje me kokë të Mexhit Nezirit, që përfundoi në traverzë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat nisën lojën më me agresivitet, ndërsa të parët që shënuan ishin mysafirët nga Shkupi.

Samake në minutën e 54-të mjaft mirë servoi një top për Arbi Voshën para zonës kundërshtare, ndërsa ky i fundit me të futur në zonë me një parabolë zuri në hap portierin Zahov, duke e mposhtur për rezultat 1:0.

Kundërpërgjigjja nga ana e futbollistëve të Shkëndijës nuk vonoi shumë, pasi Lupçe Doriev në të 62-tën arriti që të mposht Stevkovskin, për rezultat 1:1.

Edhe pse deri në mbyllje të takimit kishte edhe shumë kohë, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë golin e fitores, ashtu që në fund ndanë pikët në një ndeshje kampionale për herë të parë pas gati tre viteve.

Për herë të fundit këto dy skuadra kishin barazuar me 27 tetor të vitit 2019-të në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply