Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Shkëndija bëhet me kryesi të re!

Ashtu edhe siç paralajmëruam, ashtu edhe ndodhi. Më në fund Shkëndija do të udhëhiqet nga një kryesi e re, ku pozita e presidentit i është besuar profesor doktor, Zamir Dikës.

Rolin e Drejtorit Sportiv te skuadra tetovare do ta luaj, Harun Isa, i cili si bashkëpunëtor më të afërt do të ketë Ibrahim Osmanin dhe Skender Jonuzin.

Përveç këtyre ndryshimeve në kryesinë më të lartë, ndryshime kanë ndodhur edhe në administratë, aty ku menaxhimin e klubit në aspekt finansiar dhe administrativ do ta udhëheq Lulzim Imeri, Valdrin Ilazi mbetet anëtar i Bordit udhëheqës të klubit, njëjtë sikurse edhe Erblir Luma, i cili do të vazhdojë angazhimin e tij si sekretar organizativ dhe person përgjegjës për çështjet administrative të klubit, derisa rikthehet edhe Dritan Musliu, i cili sërish do të luaj rolin e përgjegjësit të operativës dhe do të merret me organizimin e pjesës logjistike, detyrë që me shumë sukses e kishte kryer vite me rradhë prej kur Ecolog sponsorizon Shkëndijën.

Tashmë drejtuesve të rinj, ju mbetet që shumë shpejtë të emërojnë edhe trajnerin e ri, i cili me shumë gjasa do të jetë Qatip Osmani. (infOSport.mk)

Leave a Reply