Mario Mlladenovski për një mbrojtje më të sigurtë të FC Shkupit!

Mario Mlladenovski edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit, skuadër kjo që reagon ndoshta me kohë në merkato për të përforcuar repartin e mbrojtjes, aty ku po vërehet një zbrastirë pas largimit të Faustin Senghor.

21-vjeçari Mlladenovski te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës bullgare të Botev Plovdiv, edhe pse i njëjti së fundmi në formë huazimi luante me Makedonija GJ.P. Siç mëson “infOSport.mk”, qendërmbrojtësi Mlladenovski me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit të ri të skuadrës nga Çairi.

Madje Mlladenovski mund të debutojë që nesër kundër Tikveshit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së parë, e që FC Shkupi do ta zhvillojë në Kavadar me fillim në ora 16:00.

Ndryshe Mlladenovski është një fëmijë i dalë nga shkolla e Vardarit, i cili që në moshë të re u transferua në Danimarkë te skuadra e Fremad Amager, që më pas ti bashkohet skuadrës së Botev nga Plovdivi, ndërsa FC Shkupi do të jetë skuadra e tretë në futbollin vendor që do të luaj ky super talent, i cili nëntorin e vitit 2019-të, kishte debutuar edhe me përfaqësuesen A të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply