E bujshme, pas Marcelo dhe Rodrigez, gjigandët e Olimpjakos gati të prezantojnë edhe një strugan

Strugani, Pajtim Kasami ka disa muaj që ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga gjigantët e Zvicrës, Bazeli. Mesfushori shqiptar do të rikthehet në elitën e futbollit grek, pas disa viteve të kaluara në vendlindjen e tij Zvicër.

30-vjeçari ka arritur marrëveshje me gjigantin grek Olimpijakos ku pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme. Kasami i ka kryer testet mjekësore ditën e enjte në Athinë, derisa sot është koha e zyrtarizimit dhe prezantimit të tij si futbollist i Olimpijakosit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Kasami do të luaj në futbollin grek, pasi i njëjti edhe më parë kishte veshur fanellën e Olimijakosit. Ai ka qenë pjesë e gjigantit grek nga viti 2014 deri më 2017, me përjashtim të një sezoni, kur ishte huazuar te anglezët e Notingham Forest.

Drejtuesit e Olimijakosit ka bërë afrime të bujshme, pasi ka siguruar edhe shërbimet e brazilianit, Marcelo nga Real Madridi dhe të kolumbianit, Hames Rodrigez, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Al Rajan në Katar.

Leave a Reply