E shtuna e rezervuar për super derbin e madh shqiptarë, Shkëndija-FC Shkupi! Le të jetë kjo një festë

E shtuna në futbollin vendor është e rezervuar për super derbin shqiptarë Shkkëndija-FC Shkupi, ndryshe dy skuadrat e fundit kampione në futbollin elitar, njofton “infOSport.mk”.

Rivaliteti është i shquar mes këtyre dy skuadrave, sidomos viteve të fundit, ndërsa ashtu do të jetë edhe nesër, ku shpresojmë mbi të gjitha që kjo ndeshje të jetë shembull që dëshmon se manifestimet sportive mund të japin mesazhe për “fair play” dhe tolerancë.

Pra le të jetë edhe nesër ashtu, ku në rend të parë aktorët brenda fushës do të japin më të mirën, gjithnjë duke respektuar lojën “fair-play”, ndërsa gjithë të pranishmit në tribuna të tregojnë kulturë të lartë tifozëllëku, duke anashkaluar sjelljet e pahijshme dhe jotolerante, e që realisht nuk e kanë vendin në fushat sportive. (infOSport.mk)

Leave a Reply