ZYRTARE, Qatip Osmani merr drejtimin e Shkëndijës

Qatip Osmani edhe zyrtarisht rikthehet te Shkëndija. Është ky një super lajm për gjithë tifozët “kuqezi”, të cilët e kërkonin një rikthim të legjendës së tyre, me të cilin Shkëndija ka fituar 3 tituj kampion.

Lajmin për rikthimin e Qatip Osmanit e konfirmuan edhe nga tabori i Shkëndijës, skuadër kjo që javë më parë bëri ndryshime edhe në kryesinë më të lartë, duke emëruar për president të ri, prof.dr. Zamir Dikën.

Osmani së fundmi ishte pjesë e Renovës, skuadër kjo që vendosi të mos garojë më në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Do të jetë kjo hera e katërt që Qatip Osmani do të rikthehet për të udhëhequr klubin e Shkëndijës, pasi i njëjti deri më tani kishte udhëhequr këtë skuadër në tre periudha të ndryshme.

Fillimisht nga korriku i vitit 2010, deri fundin e shtatorit të vitit 2011, pastaj nga marsi deri në fundin e korrikut të vitit 2012, si dhe nga qershori i vitit 2017, deri shtatorin e vitit 2019-të.

Ishte kjo periudha më e suksesshme e “Qatos”, i cili Shkëndijën gjatë karrierës së tij si trajner e ka udhëhequr në 119 ndeshje, ku ka regjistruar 80 fitore, 19 barazime dhe 30 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply