Skandal, sulmohet kryesia e Voska Sport nga huliganët e Gostivarit

Një skandal i rëndë ka ndodhur në derbi ndeshjen midis Gostivarit dhe Voska Sport, e vlefshme për javën e 5-të në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Reçicë të Madhe, ndërsa pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve në minutën e 14-të me anë të Ardit Demirit, në tribunën e vetme u sulmuan drejtuesit e Voska Sport.

Këta të fundit, ashtu edhe siç ndodh në çdo stadium të Botës festuan golin e skuadrës së tyre, mirëpo si duket një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer edhe disa prej tifozëve huliganë të Gostivarit, të cilët kishin ardhur për të sulmuar mysafirët nga Ohri.

Vërtetë një akt shumë i shëmtuar nga ana e nikoqirëve të Gostivarit, skuadër kjo që në fund morri vetëm një barazim 2:2 ndaj Voska Sport, që vazhdon të kryesoj renditjen në Ligën e Dytë me 13 pikë.

Më poshtë ju sjellim edhe reagimin e plotë e drejtuesve të Voska Sport, të cilët nuk mund të pajtohen me atë që ndodhi sot në Tetovë, pikërisht kur përballë kishin një skuadër që pretendon të jetë shqiptare, e mbi të gjitha europiane.

Leave a Reply