Fitore me stil e FC Arben Bajrami ndaj Ciko! Fitorja i dedikohet Shaban Tabakut

Sezoni i ri në elitën e futsalit vendor nisi me derbin e madh midis Futsal Club Arben Bajrami dhe KMF Proekt Ciko, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e xhiros së parë u zhvillua në palestrën “Enver Idrizi” në Çair, aty ku fitorja në asnjë moment nuk u diksutua nga ekipi vendas i FC Arben Bajrami, që në fund shënuan fitore 4:2, edhe pse disa minuta para fundit të takimit avansonin edhe me 4:0.

Derbi ndeshja plotësoi të gjitha kriteret, duke filluar që nga organizimi, prezenca dhe ajo që aktorët kryesor shfaqën brenda parketit.

Ndryshe golat për skuadrën fituese i realizuan Berat Ramadani, Agim Ramadani, Haris Omeroviq dhe Kadir Jahja, i cili realizoi një super gol.

Një super fillim për FC Arben Bajrami, lojtarët e së cilës skuadër në fund të takimit fitoren e madhe i’a dedikuan ish presidentit të tyre të ndjerë dhe njëherit themeluesit të këtij klubi, Shaban Hasani – Tabaki, i cili para disa muaj ndërroi jetë pas një sëmundje më të rëndë.

Pasi edicionin që lamë pas fituan trofeun e Kupës. ëndërra e Shaban Hasanit – Tabaki, ishte që FC Arben Bajramin ta shoh një ditë kampion, ndërsa këta djelmosha të artë me lojën që treguan sonte në derbi u nisën drejt këtij rrugëtimi të gjatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply