Milani me stil kalon në fazën e eliminimit, Juve me ndihmën e Benfikës vazhdon, por vetëm në Liga Europa (VIDEO)

Milani ka arritur të marrë një fitore të madhe në “San Siro” ndaj Salzburgut në ndeshjen e fundit të grupit “E”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Piolit shënoi fitore 4:0 falë dopietës së Olivie Zhiru si dhe golave të shënuar nga Kruniç dhe Messias.

Në këtë mënyrë Milani ka arritur të sigurojë vendin e dytë në grup me 10 pikë, 3 më pak se Çelzi i vendit të parë.

Aventurën europiane do ta vazhdojë edhe Juventusi, mirëpo për dallim nga Milani, “Zonja e Vjetër” do të luaj vetëm në Liga Europa.

Skuadra e Anjellit edhë në ndeshjen e fundit të grupit “H”, pësoi disfatë, këtë herë nga PSZh-ja, që me 14 pikë së bashku me Benfikën do të vazhdojnë në fazën tjetër, atë të eliminimit, derisa Juve me vetëm 3 pikë arriti të siguroj një vend për në Liga Europa, ndërkohë Makabi Haifa me pikë të njëjta mbetet jashtë Europës, duke u renditur vetëm në pozitën e fundit.

Përveç Çelzit dhe Milanit nga grupi “E”, si dhe PSZh-së dhe Benfikës nga grupi “H”, më tutje vazhdojnë edhe Real Madridi dhe Salzburgu nga grupi “F” dhe Mançester Siti dhe Borusia e Dortmundit nga grupi “G”.

Kujtojmë, mbrëmë një vend për 1/8 e finales siguruan edhe Napoli, Liverpulli, Porto, Klub Bryzh, Bajerni i Munihut, Interi, Totenhami dhe Ajntrahti i Frankfurtit. (infOSport.mk)

Leave a Reply