Liga e Kampionëve, të hënën mësojmë paret rivale të 1/8 së finales

Me përfundimin e ndeshjeve në grupet “E”, F”, “G” dhe “H” në Ligën e Kampionëve, kemi mësuar emrat e 16 skuadrave që do të luajnë në 1/8 e finales së këtij kompeticioni, shkruan “infOSport.mk”.

Pas ekipeve si, Napoli, Liverpull, Porto, Klub Bryzh, Bajern Munih, Inter, Totenham dhe Ajntraht Frankfurt, një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira europiane, sonte siguruan edhe Çelzi, Milani, Real Madridi, Lajpcigu, Mançester Siti, Borusia Dortmundi, PSZh-ja dhe Benfika.

Gjithë këto skuadra të hënën (7 tetor), do të mësojnë kundërshtarët e tyre në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës me fillim në ora 12:00.

Ndeshjet janë planifikuar në datat 14, 15, 21 dhe 22 shkurt (në shtëpi) dhe më 7, 8, 14 dhe 15 mars (ndeshjet e kthimit).

Shorti i fazës së 1/8 së finales do të kombinojë të parët dhe nënkampionët e grupeve, me një përjashtim: nuk mund të luhet kundër ekipeve që janë takuar tashmë në fazën e grupeve ose nga e njëjta federatë (p.sh dy ekipe spanjolle, angleze, gjermane, italiane të luajnë njëra kundër tjetërs).

Ndërkohë, po ditën e hënë, mirëpo me fillim në ora 13:00 do të hidhet shorti për ndeshjet e fazës së eliminimit në kuadër të Liga Europa. (infOSport.mk)

Leave a Reply