Voska Sport dhe Gostivari nuk gabojnë, vazhdojnë “luftën” për Ligën e Parë

Paralel me 4 ndeshjet e sotme në kuadër të Ligës së Dytë, sot janë zhvilluar edhe dy takime të javës së 12-të në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet e tyre i zhvilluan dy skuadrat shqiptare që shihen si konkurrent kryesor për dy vendet e para, Voska Sport dhe Gostivari. Që të dyja këto skuadra regjistruan fitore identike në ndeshjet në transfertë.

Voska Sport mundi KF Arsimin nga Çegrani me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga dyshja Izair Emini – Behar Feta, derisa Gostivari me po të njëjtin rezultat mundi Ohrid Lihnidos, falë golave të shënuar nga Antonio Kalanoski dhe Stojançe Velinov.

Me këtë fitore, Gostivari ngjitet përkohësisht në pozitën e parë me 30 pikë, ndërsa Voska Sport me 27 pikë mbetet në pozitën e tretë. Vendin e dytë e mban Vardari, skuadër kjo që ndeshjen e xhiros së 12-të do ta zhvillojë nesër kundër Bellasicës në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply