Sabit Bilalli i bashkohet Partizanit të Tiranës

Sabit Bilalli ka gjetur ekipin e tij të ri, duke i thënë “PO” Partizanit nga Tirana. Është ky transferimi i parë për ekipin nga kryeqendra shqiptare, që këtë vit shihet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.

Sabit Bilalli së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, nga e cila skuadër u largua dhjetorin e vitit të kaluar, kjo edhe për shkak suspendimit prej 6 muajve që morri i njëjti pas atij gabimi amatoresk që bëri në ndeshjen e xhiros së fundit të stinorit vjeshtorë kundër Akademia Pandev, kur fillimisht kishte goditur me grusht njërin nga futbollistët kundërshtarë, ndërsa të njëjtin më pas edhe e kishte shqelmuar, përderisa ky i fundit ndodhej i shtrirë në fushë.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, dënimi prej 6 muajve, Sabit Bilallit i është reduktuar në vetëm 3 muaj me kalimin në Superligën e Shqipërisë, që don të thotë se i njëjti në disponimin e trajnerit Colella do të jetë në fillimin e muajit shkurt.

Kështu Bilalli me shumë gjasa debutimin e tij me fanellën e Partizanit mund ta ketë me 12 shkurt në ndeshjen kundër Bylisit në transfertë.

Bilali luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues ndërsa me ekipin e Partizanit ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2024 me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply