Super gjest i “Ballistëve” dhe “Shvercerave”, pasi shtrinë dorën e pajtimit, bashkë dhuruan 10.000 euro për “Jetimët e Ballkanit”

“Ballistët” dhe “Shvercerat” sot në Prekazin legjendar të Adem Jasharit i dhanë fund “hasmërisë”, duke shtrirë dorën e pajtimit. E gjithë kjo u bë nën dirigjimin e dy hoxhallarëve të njohur nga Kosova, hoxhë Fatmir Latifit dhe Halil Kastratit, ndërsa prezent gjithsesi ishte edhe Bekim Jashari, nga familja e madhe Jasharaj, shkruan “infOSport.mk”.

Pasi këto dy tifo grupe dhanë besën e pajtimit para treshes së nderuar, Latifi, Jashari dhe Kastrati, gjithë së bashku, ashtu siç e don tradita u ulën në një drekë të përbashkët nga e cila hoxha i nderuar Halil Kastrati dhe njëherit themelues i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, tregoi edhe lajmin tjetër madhështor, që dy tifo grupet shqiptare nga Maqedonia, “Ballistët” dhe “Shvercerat”, dhurojnë një shumë në vlerë prej 10.000 euro për këtë shoqatë, që tashmë ndër vite po ndihmon nevojtarët në të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe vendin tonë.

Vërtetë super gjest ky i këtyre dy tifo grupeve, që përveç që janë kampion të vërtetë në tribuna, po tregojnë veten se janë kampion të mëdhenj edhe me zemër. Ju lumtë djema…

Leave a Reply