Super lajm na vjen nga Prekazi i Adem Jasharit, “Ballistët” dhe “Shvercerat” shtrijnë dorën e pajtimit

Një super lajm na vjen nga Prekazi legjendar i Adem Jasharit, aty ku sot dy tifo grupet e njohura shqiptare nga Maqedonia e Veriut “Ballistët” e Shkëndijës së Tetovës dhe “Shvercerat” e FC Shkupit, shtrinë dorën e pajtimit, duke ju dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre që ishin prezente tashmë disa vite, shkruan “infOSport.mk”.

Në pajtimin e këtyre dy grupeve të tifozëve një kontribut jashtëzakonisht të madh dhanë dy hoxhallarët e njohur nga Kosova, Halil Kastrati dhe Hoxhë Fatmir Latifaj, ky i fundit i njohur tashmë edhe më gjërësisht për pajtimin e gjaqeve.

Tashmë kur të dyja këto grupe të tifozëve kanë dhënë Besën në Prekazin legjendar të Adem Jasharit, besojmë fuqishëm që do e mbajnë deri në fund, ndërsa në suaza të tifozëllëkut fer dhe korrekt, në ndeshjet e ardhshme mes tyre shpresojmë se do ta ofrojnë kulturë të lartë prej tifozëllëku, ashtu që në ndeshjet mes Shkëndijës dhe FC Shkupit nuk do dëgjojmë më ofendime, por vetëm këngë me të cilat do të përkrahet skuadra e zemrës, ndërsa pa dyshim se “Ballistët” dhe “Shvercerat” këtë dinë ta bëjnë më së miri. (infOSport.mk)

Leave a Reply