Futbollitstët e Shkëndijës shoqërohen me fëmijët me nevoja të veçanta

Futbollistët e Shkëndijës, si çdo vit, ashtu edhe këtë vit u shoqëruan me fëmijët me nevoja të veçanta, me qëllim që gjithë atyre t’ua zbukurojnë edhe më tepër këtë periudhë të fundvitit para pushimeve dimërore.

Ashtu si në të kaluarën edhe sot Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Egzon Bejtullai, vëllezërit Florent e Reshat Ramadani, Bashkim Velija, ekipi medial e logjistik qëndruan për vizitë te fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë.

Ata njëkohësisht bashkë me pakot me artikuj ushqimorë ju dhuruan edhe fanella dhe shalla të Shkëndijës.  

Leave a Reply