Plotë 8 largime nga Akademia Pandev!

Akademia Pandev prej dje edhe zyrtarisht ka nisur me përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ndërsa nga drejtuesit e klubit njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me plotë 8 futbollistë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e Akademia Pandev në sezonin garues 2020/2021 nuk do të jenë Mite Cikarski, Stefan Kostov, Angel Grançov, Bojan Najdenov, Kristijan Stojkoski, Gjorgji Tanushev, Ndue Mujeci si dhe portieri, Dushan Çubrakoviç.

Në krye të klubit është konfirmuar trajneri Aleksandar Tanevski, i cili ditëve në vijim në bashkëpunim me drejtuesit e klubit do të duhet të përpilojnë listën e futbollistëve, që do të zëvendësonin emrat e larguar nga kjo skuadër, që me siguri se edicionin e ri do të futet me ambicie për tu rikthyer sërish në garë për vendet që sigurojnë Europën.

Leave a Reply