ZYRTARE, vjen edhe largimi i dytë nga rradhët e Shkëndijës

Pas Mexhit Nezirit, i cili u transferua në rradhët e Struga Trim Lum, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka komunikuar edhe transferimin e sulmuesit 18 vjeçar, Dashmir Elezi në kampionatin e Gjeorgjisë, te skuadra e FC Torpedo Kutaisi.

I vlerësuar si një prej talentëve më të mëdhenj kohëve të fundit, Elezi gjeti hapsira në formacionin “kuqezi që në moshën 16-të vjeçare, ndërsa brenda dy viteve i njëjti me Shkëndijën regjisroi 66 paraqitje dhe 10 gola të shënuar.

Është kjo hera e parë që Elezi do të luaj në Europë, ndërsa skuadra e FC Toprpedo Kutaisi, shpresojmë të jetë një trampolin në karrierën e këtij djaloshi, i cili paralelisht luan tashmë për disa vite me rradhë me ekipet zinxhirë të përfaqëseses së Maqedonisë.

Leave a Reply