Rabotniçki nisi përgatitjet për stinorin pranveror

Rabotniçki sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në Ligën e Parë, aty ku pjesën e parë të sezonit 2022-2023 e mbylli në pozitën e 8-të me 18 pikë, shkruan “infOSport.mk”.

Ekipi nga Parku i Qytetit fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Shkup, ndërsa në periudhën nga data 28 janar deri me 6 shkurt, ekipi do të transferohet në Ohër, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë të përgatitjeve, ku kanë paraparë të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

 

Leave a Reply