Luajti me Partizanin e Tiranës, sot nënshkroi me Ak.Pandevin!

Matej Cvetanoski, i cili së fumdmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Kështu sulmuesi 25-vjeçar rikthehet në futbollin vendor pas saktësisht 12 muaj, pas aventurave që pati në Hungari me skuadrën e Gyirmót FC dhe në Shqipëri me Partizanin e Tiranës.

Cvetanoski me Akademia Pandev ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit actual, në të cilin skuadra nga Strumica do të tentojë të ruajë statusin e skuadrës elitare.

Akademia Pandev bëhet klubi i 5-të me të cilin Cvetanoski do të luaj gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, aty ku numëron plotë 152 ndeshje dhe 21 gola.

Cvetanoski më parë kishte luajtur edhe me Makedonija GJ.P, Pelisterin, Vardarin dhe FC Shkupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply