Struga Trim Lum fiton gjeneralen ndaj Voska Sport

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 2:0 në gjeneralen ndaj Voska Sport, duke mbyllur kështu me sukses fazën e përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, që starton javën e ardhshme, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje  bukur për sy, me aksione mirë të ndëruara nga të dyja  skuadrat, e që në fund ishte skuadra strugane, ajo që iu gëzua fitores.

Pas një pjese të parë mirë të luftuar nga të dyja skuadrat, Struga Trim Lum, që realisht për një nuancë ishte kundërshtarë më i mirë në këtë pjesë, arriti që të avansojë falë golit të shënuar nga Suhel Muharremi.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë ca ndryshime, duke ju dhënë mundësinë atyre futbollistëve tek të cilët do të mbështeten më shumë gjatë stinorit pranveror. Edhe pse të dyja skuadrat në këtë pjesë tentuan disa herë për të shënuar, i vetmi që i’a arriti qëllimit, ishte Besart Ibraimi i Struga Trim Lum, që në minutën e 73-të vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Voska Sport 0, Struga Trim Lum 2.

Kujtojmë, Struga Trim Lum ndeshjen e saj të parë në kuadër të stinorit pranveror do ta zhvillojë me datë 19 shkurt kundër Tikveshit në Kavadar, ndërkohë Voska Sport si vendas do të mirëpret skuadrën e Karaormanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply