Skuadra kryesuese e ligës së dytë, Gostivari mund të dënohet nga Federata e Futbollit vendor, pasi në ndeshjen kundër Lokomotivës, në lojë kishte inkuadruar një futbollistë që nuk kishte të drejtë loje.
Fjala është për Gordijan Hristovskin, i cili gjatë merkatos së dimrit erdhi nga rradhët e Skopjes, mirëpo i njëjti sipas rregullores nuk ka pasur të drejtë të luaj.
Një gjë të tillë pohojnë rregullat e FIFA-s, që qartazi thonë se një futbollistë nuk mund të ketë më shumë se trek lube brenda një sezoni, derisa Hristovski, përveç që dje luajti me fanellën e Gostivarit, Brenda sezonit të njëjtë ka luajtur edhe me Skopjen, Sileksin dhe Teteksin.
Ky lëshim mund ti kushtojë shumë skuadrës së Gostivarit, që i kanoset një disfatë 3:0 në tavolinë kundër Lokomotivës, ndërsa gjithashtu mund të dënohet edhe me minusimin e pikëve.
Në rast se Gostivari do të dënohet, do të ishte kjo një goditje e madhe për këtë skuadër që këtë edicion ka ambicie të larta, duke mos fshehur dëshirën e tyre për inkuadrim në ligën e parë.
Kujtojmë, Gostivari është ekipi i vetëm që ende nuk ka pësuar disfatë në Ligën e Dytë, duke regjistruar 12 fitore dhe 4 barazime pas 16 xhirove të zhvilluara. (infOSport.mk)