Java e 20-të hapet të shtunën me ndeshjen Struga Trim Lum-Makedonija Gj.P

Java e 20-të në Ligën e Parë do të zhvillohet brenda dy ditëve. Gjithçka nis të shtunën me ndeshjen Struga Trim Lum-Makedonija GJ.P, derisa ndeshjet tjera në program janë të dielën, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum stinorin pranveror e nisi me barazim 1:1 në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, ndërkohë Makedonija GJ.P në terren vendas u mund nga Akademia Pandev.

NDESHJET TJERA: FC Shkupi do të ketë një transfertë të vështirë në Kratovë përballë Sileksit, derisa Shkëndija ka mundësinë të regjistrojë fitoren e parë në pjesën pranverore, pasi shihet si favorit absolut ndaj Pobedës.

Rabotniçki – Bregallnica pritet të jetë një ndeshje me shumë paqartësi, ndërkohë nuk do ta ketë aspak të lehtë edhe Tikveshi në transfertën në Shkup kundër Skopjes.

Të gjitha ndeshjen e kësaj xhiroje startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 20

Struga Trim Lum 25.02 Makedonija GJ.P
Sileksi 26.02 FC Shkupi
Shkëndija 26.02 Pobeda
Rabotniçki 26.02 Bregallnica
Skopje 26.02 Tikveshi

Leave a Reply