Caktohet ora se kur do luhet finalja e Kupës, Struga Trim Lum-Makedonija GJ.P

Finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P. në program është me datë 20 maj. Një gjë e tillë nga Komisioni i Garave pranë FFM-së ishte caktuar që kohë më parë, mirëpo pasi u ndryshua vendodhja, plotësisht duheshe të caktohet edhe ora, se kur do të zhvillohet e njëjta.

Kujtojmë, fillimisht finalja e edicionit 2022/23 ishte caktuar të zhvillohet në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, mirëpo më pas u vendos që e njëjta të zhvillohet në stadiumin “Petar Milloshevski’’ pranë FFM-së, me fillim në ora 17:00.

Për Struga Trim Lum është kjo hera e parë që do të luaj në një finale të Kupës, dhe një fitore eventuale do të përmbushte sezonin e tyre më të suksesshëm në histori, kjo pasi skuadra strugane ditë më parë edhe zyrtarisht konfirmoi titullin e kampionit, duke lënë pas vetes dy rivalët e mëdhenj, Shkëndijën dhe FC Shkupin. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply