Tetovari Blerim Xhemaili i jep fund karrierës si futbollist aktiv!

Njëri prej mesfushorëve më të mirë shqiptarë në dy dekadat e fundit, Blerim Xhemaili, ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist.

37-vjeçari do të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, ka njoftuar televizioni zviceran të mërkurën.

Xhemaili, që është më prejardhje nga Tetova, aktualisht është pjesë e skuadrës së Cyrihut, me të cilën skuadër edicionin e kaluar arriti që të shpallet kampion i

Zvicrës, aty ku edhe është rritur si fëmijë, por edhe si futbollistë.

Ai e kishte nisur karrierën pikërisht te Cyrihu, për të kaluar më pas në futbollin anglez te skuadra e Bolton. Ai gjithashtu luajti edhe në Itali me skuadrat si, Torino, Parma, Napoli, Xhenoa dhe Bolonja, pastaj në Turqi me Galatasarajin, në SHBA me Montreal Impact dhe në Kinë me skuadrën e Shenzhen.

Xhemaili prej vitit 2006 e deri në vitin 2020 ka luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës, duke regjistruar 69 ndeshje dhe 11 gola të realizuar. Ndërkohë, sa u përket trofeve, tetovari gjatë karrierës së tij ka fituar gjithsej 9 trofe, prej të cilëve 3 tituj kampion dhe një trofe të Kupës me Cyrihun në Zvicër, një titull kampion në Turqi me Galatasarajin, me të cilën skuadër kishte fituar edhe Kupën, edhe SuperKupën turke, si dhe dy kupa italiane me Napolin.

Leave a Reply