Kadetët e Vardarit mundin Shkëndijën dhe fitojnë Kupën

Vardari është fitues i Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e kadetëve. Në finalen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kërçovë, skuadra shkupjane shënoi fitore bindëse ndaj Shkëndijës me rezultat 4:1.

Vardari golin e parë e realizoi në minutën e 21-të, kur nga penaltia realizoi Gorjan Cvetkov. Shkëndija u kundërpërgjigjë shpejtë, pasi vetëm 8 minuta më vonë “kuqezinjtë” nga Tetova barazuan me anë të Daut Karimanit.

Pas këtij goli pasoi një lojë e barazpeshuar, para se Vardari të shënonte golin e dytë në rrjetën e tetovarëve në minutën e 43-të, me autorë Gjogji Doshev.

Me rezultatin 2:1 në favor të Vardarit, u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën edhe përkundër dëshirës së madhe të kadetëve të Shkëndijës për të ardhur deri te një rezultat pozitiv, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi futbollistët e skuadrës shkupjane arritën që të realizojnë edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht në minutën e 76-të, Filip Jovanovski ngriti epërsinë e Vardarit në 3:1, ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes, Zoran Fidanovski vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Vardari 4, Shkëndija 1.

Kujtojmë, një ditë më parë, gjenerata U16 e Shkëndijës, ndryshe të njohur si pionerët e rinj, fituan trofeun e Kupës, duke mundur moshatarët e tyre të Bregallnicës me rezultatin 3:2.

Ndërkohë vlen të theksohet se Shkëndija do të luaj edhe një finale tjetër të Kupës, këtë herë me ekipin e të rinjëve U19. (infOSport.mk)

Finalja e Kupës së Maqedonisë
KF Vardari U18 – KF Shkëndija U18

4:1

Stadiumi i Qytetit – Kërçovë
KF VARDAR: Nikola Filevski, Vlatko Kulukovski, Numan Ajetovic, Simeon Zdravkovski, Marko Stojilevski, Tino Spasic, Filip Jovanovski, Gorjan Cvetkov, Gjorgi Doshev, Filip Radevski, Maksim Bundaleski;
Luajtën edhe: Leonid Ilievski, Viktor Stefanoviq, Zoran Fidanovski, Luka Jakimovski, Nikola Unevski, Mihail Kuzmanovski, Matej Mitrevski;
KF Shkëndija: Fatlum Jusufi, Florim Asani, Argjent Alija, Almir Adili, Daut Karimani, Vebi Islami, Altin Ziberi, Endrit Alija, Indrit Saqipi, Amin Shaqiri;
Luajtën edhe: Behar Serani, Jonus Xhaferi, Besnik Zuberi, Besjan Shabani, Blendi Huseini, Flakron Memishi, Ebubekir Azizi;

Leave a Reply