Pas trofeut të Kupës, gjenerata U16 e Shkëndijës siguron edhe titullin kampion!

Shkëndija U16 shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut në gjeneratën U16 në Super Ligën vendit një xhiro para përfundimit të sezonit.

“Kuqezinjtë” e rinjë sot në kuadër të xhiros së 21-të shënuan fitore 5:1 përballë ekipit të Kull-Zdravje, duke siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit. Takimi i zhvilluar në Tetovë nisi furishëm nga djemtë e drejtuar nga trajneri, Taxhedin Kasami, kur vetëm pas 9-të minutave lojë rezultati ishte 3:0, pas golave të shënuar nga Erand Ziba (5‘), Edis Bajrami (7‘) dhe  Albion Jashari (9‘).

5 minuta para fundit të pjesës së parë Gerti Arifi shënoi edhe golin e katërt për Shkëndijën, derisa që në minutën e parë të pjesës së dytë, në skenë doli Hisar Ali që me çoi rezultatin në 5:0.

Golin e vetëm për ekipin mysafir të Kull Zdravje, e realizoi futbollisti shqiptarë, Gazmend Lamallari në minutën e 54-të.

Me këtë fitore Shkëndija U16 shkon në kuotën e 44 pikëve, 5 më shumë se Makedonija Gj.P. e vendit të dytë, duke krijuar diferencë të paarritshme kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund të sezonit.

Shkëndija U16 ka efekt prej 14 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve në 21 xhiro të zhvilluara, ku ka arritur të shënojë 54 gola, derisa ka pranuar 25 gola.

Albion Muslii me 14 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ndiqet nga Albion Jashari dhe Isa Caneski me nga 9 realizime.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Taxhedin Kasami sezonin e mbyll të mërkurën (31.05.2023) kur në Kumanovë përballë Milanos do të pranojnë edhe trofeun për titullin e kampionit.

Kujtojmë se kjo gjeneratë e Shkëndijës triumfoi edhe në garën e Kupës, kur mundi në finale me rezultat 3:2 Bregallnicën e Shtipit.

Leave a Reply