Çelzi në 5 vitet e fundit ka shpenzuar plotë 1.2 miliardë euro

Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i skuadrës londineze të Çelzit.

Skuadra nga “Stemford Brixh” ka shpenzuar plot 1.2 miliardë euro në 5 vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49% e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.

Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më së shumti, është Juventusi italian, që ka harxhuar 837 milionë euro për merkato në 5 vitet e fundit.

Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.

5 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato në 5 vitet e fundit:

# Emri i ekipit Paratë e shpenzuara
1. Çelzi 1,2 miliardë euro
2. Juventus 837 milionë euro
3. Barcelona 776 milionë euro
4. Mançester Junajted 769 milionë euro
5. Mançester Siti 708 milionë euro

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply