Ekskluzive, Fatih Ismaili një futbollistë i ri i Voska Sport

Fatih Ismaili sezonin e ri do të luaj me skuadrën e Voska Sport, thonë burime të besueshme pranë “infOSport.mk”. Shkupjani te skuadra shqiptare nga Ohri transferohet si agjent i lirë, pasi doli të jetë lojtar i lirë te Rabotniçki.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë me mjaft eksperiencë në futbollin tonë vendor, i cili mund të luaj edhe si qendër mbrojtës, por edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

25-vjeçari me Rabotniçkin edicionin e fundit luajti në 17 ndeshje, ndërsa vetëm pas një viti ndahet me këtë skuadër.

Ndryshe Ismaili është një fëmijë i FC Shkupit, për të cilën skuadër numëron plotë 82 ndeshje, ndërsa si kapiten në vitin 2022 i njëjti ngriti lartë trofeun e titullit kampion.

Ismaili gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e Gostivarit, ndërsa Voska Sport do të jetë skuadra e tij e katërt në karrierë. (infOSport.mk)

Leave a Reply