Al Ahli e kërkon me ngulm Manen

Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli e kërkon me ngulm sulmuesin senegalez, Sadio Mane, i cili aktualisht është pjesë e Bajernit të Munihut.

Ditët e ardhshme, drejtuesit e ekipit arab pritet ti ofrojnë senegalezit një kontratë tre vjeçare.

Mane edhe pse erdhi me shumë bujë te kampionët e Gjermanisë, disa probleme brenda klubit bënë që ai mos të jetë i lumtur te Bajerni, ashtu siç ishte te Liverpulli.

Në rast se realizohet ky transferim, Mane te Al Ahli mund ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij të dikurshëm te Liverpulli, Roberto Firmino.

 

Leave a Reply