Nënkampionët e Ukrainës ofrojnë 1 mln dollarë për kumanovarin, Seferi

Taulant Seferi, shkëlqeu në sezonin e kaluar në Ukrainë me fanellën e Vorskla Poltava, për të cilën skuadër në 28 ndeshje realizoi 13 gola.

Pikërisht golat e tij, por edhe performanca e shfaqur në fushën e blertë, kanë bërë që për shërbimet e kumanovarit të interesohen edhe disa klube tjera.

Kësisoj, janë nënkampionët e Ukrainës, Dnipro, që kanë ofruar 1 milion dollarë për klauzolën e largimit të Seferit nga Vorskla Poltava.

Nga krahu tjetër, paga prej 500 mijë dollarësh do të shkonte në llogarinë e kumanovarit, i cili mbron ngjyrat e kombëtares shqiptare.

Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i drejtuesve të Vorskla Poltava, mirëpo nëse vërtetë do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë Seferi sezonin e ri do të luante me nënkampionët e Ukrainës, aty ku u transferua verën e vitit të kaluar nga KF Tirana.

Kujtojmë, Seferi më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Zvicër, ndërsa si shumica e futbollistëve, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, te skuadra e Milanos nga Kumanova. Në futbollin tonë vendor, 26-vjeçari kishte luajtur edhe me fanellën e Rabotniçkit, nga e cila skuadër janarin e vitit 2015-të ishte transferuar në kampionatin zviceran, duke nënshkruar me Jang Bojs. (infOSport.mk)

Leave a Reply