Pas “Modriçit shkupjan”, Lokomotiva e Zagrebit transferon edhe një talent tjetër shqiptarë

Talenti Klevis Dragaj është shqiptari i rradhës që transferohet te Lokomotiva e Zagrebit. Sulmuesi i talentuar që ishte pjesë e Partizanit i ka dhënë fund aventurës me kampionët e Shqipërisë, duke bërë hapin e madh në karrierë.

Ai është prezantuar te skuadra kroate dhe tashmë do të japë kontributin e tij te Lokomotiva e Zagrebit, aty ku ditë më parë u prezantua edhe talenti shkupjan, Feta Fetai, ndryshe i njohur me nofkën “Modriçi shkupjan”.

20-vjeçari Dragaj nuk pati shumë hapësira te Partizani, megjithatë cilësitë e tij kishin tërhequr vëmendjen e skautëve të Lokomotivës së Zagrebit, te e cila skuadër luajnë edhe tre futbollistë tjerë nga Shqipëria, Indrit Tuci, Art Smakaj dhe Jon Mersinaj.

Pra plotë 5 futbollistë shqiptarë do jenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në sezonin e ri, gjë kjo që na bënë të  jemi tifoz me këtë skuadër, që garon në elitën e futbollit kroat. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply