Çmimi i biletave që bëri shumë bujë, Struga Trim Lum nxorri bllof disa nga mediat!

Struga Trim Lum përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar për çmimin e biletave për ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris që do ta zhvillojë si vendas në stadiumin e qytetit në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Çmimi i publikuar prej 1200 denarëve nga mediat në vend doli të jetë i saktë, por asnjëra prej tyre nuk kishte publikuar se çfarë realisht përfshihej në atë çmim, që për shumicën ishte një çmim shumë i lartë, mirëpo jo edhe pas njoftimit zyrtarë të klubit strugan.

Në çmimin prej 1200 denarëve, tifozët përveç që do të mund të ndjekin ndeshjen debutuese të skuadrës së tyre në ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve, kundër Zhalgiris, ata gjithashtu do të pajisen me një fanellë të përpunuar enkas për këtë ndeshje, por gjithashtu edhe me biletën sezonale, përmes së cilës do të kenë mundësinë ti ndjekin të gjitha ndeshjet kampionale si vendas të Struga Trim Lum, sezoni 2023/24.

Vërtetë ofertë joshëse dhe mirë e menduar nga drejtuesit e Struga Trim Lum, që presin të kenë një përkrahje maksimale në ndeshjen e kthimit me 18 korrik, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply