Voska Sport nesër kundër Laçit starton me ndeshjet miqësore

Voska Sport nesër (e mërkurë) do të zhvillojë miqësoren e parë nga gjithsej 7 të parapara në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Edhe pse fillimisht ishte caktuar që skuadra shqiptare nga Ohri të nis kontrollueset kundër Sileksit nga Kratova, në moment të fundit e njëjta ndeshje ishte anuluar, kështu që drejtuesit e kësaj skuadre vendosën që të luajnë përballë skuadrës nga Superliga shqiptare, KF Laçi, që për momentin ndodhet në Ohër dhe po kryen fazën e parë të përgatitjeve.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Voskës, aty buzë liqenit me fillim në ora 18:00.

Do të jetë ky testi i pare për skuadrën e Voska Sport në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, në të cilën ndeshje debutimin e tij në bankinë do të ketë edhe strategu malazez, Miljan Radoviç. (infOSport.mk)

Leave a Reply