Struga Trim Lum prej sot lëshon në shitje biletat për ndeshjen kundër Zhalgiris

Biletat për takimin e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris prej sot  janë në shitje, njoftojnë nga klubi i Struga Trim Lum, të cilët njëherit shfrytëzojnë rastin të bëjnë apel që sa më shumë tifozë të vijnë për të përkrahur skuadrën, me shpresën se ndeshja e së martës në Ohër në fund do të shndërohet në festë.

Kampionët e vendit kanë nevojë për mbështetje maksimale nga tribunat të martën e ardhëshme në Ohër (18 korrik, ora 17:00) kur përballë kampionit të Lituanisë do të kërkojnë të shkruajmë sërish histori.

Të gjithë të interesuarit për të ndjekur përballjen e së martës, përveç që mund të pajisen me biletë në mënyrë online (https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx…), një gjë të tillë do të kenë mundësinë të bëjnë edhe te “Empire Bar”, pranë zyrave të  Trim Lum në Strugë.


Paralajmërimi i Struga Trim Lum: 

🎟️ Biletat e ndeshjes së UEFA Champions League ndërmjet F.C. Struga TRIM & LUM dhe FK Zhalgiris mund ti bleni online në linkun në vijim: https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx… si dhe te “Empire Bar” që gjendet afër zyrave të Trim Lum në Strugë!

Klubi ynë ka menduar për tifozët dhe për çdo biletë të blerë për këtë ndeshje do të dhurojë:

👕 Një T-Shirt i dizajnuar pikërisht për ndeshjen në fjalë!

🎫 Kartelë sezonale për vitin 2023, për të parë të gjitha ndeshjet e F.C. Struga TRIM & LUM në shtëpi në kampionat #PAPAGESË gjatë sezonit të ardhshëm!


 

Leave a Reply