Ja sa pikë kanë grumbulluar ekipet tona përfaqësuese në Europë! Shihni renditjen e UEFA-s

Skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në garat europiane, javën që jemi duke lënë pas zhvilluan ndeshjet e para të turit të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum si skuadër kampione na prezantoi në kpmpeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, derisa FC Shkupi, Shkëndija dhe Makedonija GJ.P, luajtë në Ligën e Konferencës.

Që të gjitha këto skuadra tashmë po bëhen gati për ndeshjet e kthimit. Struga Trim Lum dhe FC Shkupi që kishin udhëtuar drejt Lituanisë, tashmë do presin kundërshtarët e tyre në vendin tonë, me kampionët e vendit që kundër Zhalgiris do luajnë në Ohër dhe me nënkampionët që ekipin e FC Hegelmann do ta mirëpresin në stadiumin më të madh në vendin tonë, arenën “Todor Proeski”.

Epilogu i katër takimeve të para është dy fitore, një barazim dhe një disfatë. FC Shkupi regjistroi fitoren më të thellë në këtë fazë, duke mundur lituanezët e FC Hegelmann në transfertë me shifrat 5:0, derisa Shkëndija në Shkup me rezultatin minimal 1:0 mundi ekipin e Haverfordëest nga Uellsi.

Kampionët e Struga Trim Lum treguan një paraqitje të shkëlqyer në transfertën në Vilnius të Lituanisë kundër ekipit të Zhalgiris, duek barazuar pa gola, derisa disfatën e vetme e pësoi Makedonija GJ.P, që në Shkup u mund nga letonezët e RFS Riga (0:1).

Këto rezultate janë vlerësuar mirë edhe nga UEFA, duke pasur parasysh se ekipet tona përfaqësuese renditen në mesin e TOP4 vendeve me më së shumti pikë të tubuara, +0.625 pikë, po aq sa kanë marrë edhe skuadrat përfaqësuese të Kosovës dhe Sllovakisë, derisa më mirë renditen vetëm skuadrat nga Islanda, që e përfaqësuar me 3 skuadra, ka arritur të tubojë +0.667 pikë.

Kujtojmë, fitorja në këtë fazë vlente një pike, teksa barazimi 0.5 pikë.

Pikët mblidhen dhe pjesëtohen me numrin e skuadrave pjesëmarrëse që në rastin tonë ishin katër, kështuqë kampionati ynë grumbulloi 0.625 pikë në rënditjen e UEFA-s, ku tashmë ka lëvizur për një pozitë dhe renditet në pozitën e 52, nga gjithsej 55 kampionate. (infOSport.mk)

Leave a Reply