Dukagjini i Kosovës  mundi Europën edhe në ndeshjen e dytë!

Skuadra e Dukagjinit nga Kosova ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e dytë ndaj Europa FC me rezultat 2:3, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë rast skuadra nga Klina arriti të kalojë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës me dy fitore dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Dukagjini kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga Eljesa Zulfiu në minutën e 23-të, kur shënoi nga pika e bardhë.

6 minuuta më vonë të dyja skuadrat mbetën me nga dhjetë futbollistë në fushë, pasi që Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq.

Europa FC barazoi rezultatin në minutën e 38-të me Alberto Quintana që shënoi po ashtu nga pika e bardhë për 1:1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fillimi i pjesës së dytë doli të jetë sërish i mbarë për skuadrën kosovare, që me anë të Arbër Shalës shënoi për 1:2.

Në minutën e 79-të në skenë sërish doli Iljasa Zulfiu, i cili u gjind mjaft bukur afër portës kundërshtare, duke shënuar për 1:3, dhe njëherit duke konfirmuar kalimin tutje të Dukagjinit.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte edhe një gol nga Vera në minutën e 87-të të ndeshjes, mirëpo që në fund doli të vlente vetëm për statistikë.

Në fund festë në mesin e klinasve, që me dy fitore me plotë meritë eliminuan përfaqësuesin e GJibraltarit, duke kaluar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Në rrethin e dytë të besuarit e Armend Dallkut do të përballen me skuadrën kroate të Rijekës. (infOSport.mk)

Leave a Reply