Trajneri i fundit që kishte fituar titullin kampion me Shkëndijën, do të marrë drejtimin e Erzenit!

Ish trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri Erzenit. 53-vjeçari dhe klubi shijakas pritet të zyrtarizojnë bashkëpunimin në orët në vazhdim.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, Gjoka me ekipin e Erzenit do të firmos kontratë dy vjeçare, me teknikun nga Tirana që rikthehet në Shqiqëri pas plotë 4 viteve, ku për herë të fundit udhëhiqte skuadrën e Kukësit.

Gjoka së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Ohod Al-Medina në ligën e parë në Arabinë Saudite, drejtimin e së cilës skuadër e morri me 20 shtator të vitit të kaluar. Sa i përket aventurës së tij me Shkëndijën, i njëjti skuadrën tetovare e udhëhoqi për gati dy vite, duke fituar edhe titullin kampion në vitin 2021.

Kur jemi tek titujt, vlen të theksohet se Gjoka, gjithashtu ishte shpallur kampion me Kukësin në vitin 2017, kur me këtë skuadër kishte fituar edhe SuperKupën e Shqipërisë, ndërsa po me Kukësin në vitin 2019-të kishte fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Një sukses të tillë, të parin në karrierën e tij, e kishte bërë edhe me Flamurtarin e Vlorës gjatë vitit 2014-të.

Ndryshe, Erzeni do të jetë skuadra e 10-të në karrierën e tij si trajner. (infOSport.mk)

Leave a Reply