Super Ballkani pa probleme mund ekipin e Larne

Ballkani ka harruar shumë shpejtë disfatën e rëndë nga Ludogoretsi bullgar në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, pasi sonte edhe njëherë tjetër gëzoi tifozët e vetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 3:0 përballë ekipin të Larne nga Irlanda e Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje të vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, fitoren e Ballkanit e paralajmëroi sulmuesi i tyre më i mirë Albion Rrahmani, i cili në minutën e 26-të doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas, Ballkani përmes një aksioni model, shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me autorë Almir Kryeziu.

Kështu pjesa e parë u mbyll me dy gola në rrjetën e mysafirëve, ndërsa po aq gola Ballkani realizoi edhe në pjesën e dytë, mirëpo njëri nga golat u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Kështu golin e tretë që ishte i rregullt për Ballkanin e realizoi Nazmi Gripshi, që megjithatë arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve, pas asistit të Rrahmanit, i cili në minutën e 67-të u tregua jo vetiak brenda zonës kundërshtare.

Fitore më se e merituar për Ballkanin, që rrugëtimin drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës, do të duhet ta konfirmojë javën e ardhshme në Belfast, kur do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply