Shkëndija ka komunikuar ndarjen me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, Skender Jonuzi dhe Ibraim Osmani.
Treshja nuk arriti që të përmbush as për së afërmi kërkesat e drejtuesve të Shkëndijës, edhe pse dëshira dhe ideja ishte që ngritja e skuadrës “kuqezi” në nivelet e dëshiruara të bëhet pikërisht me personalitete të këtilla, që pas vetes kanë pasur një të kaluar të bujshme futbollistike, por që fatkeqësisht gjërat nuk shkuan ashtu si duhet dhe në fund erdhi deri te ndarja ende pa kaluar një vit.
LEXO GJITHASHTU: Visar Bexheti rikthehet te Shkëndija, bashkë me të edhe Agim Ibraimi dhe Ardian Cuculi
Me këtë rast KF Shkëndija falemenderon Harun Isën, Skender Jonuzin dhe Ibraim Osmanin për kontributin e dhënë, edhe pse kjo treshe do të mbahet mend për keq, kjo pasi “kuqezinjtë” u eliminuan që në turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës nga një skuadër gjysmëamatore, si ajo e Haverfordëest County nga Uellsi.
LEXO GJITHASHTU: Shkarkohet kryesia aktuale e Shkëndijës, “kuqezinjtë” së shpejti me kryesi të re!
Kjo treshe, sipas informacioneve jozyrtare që kemi pritet të zëvendësohet nga dy emra të njohur për publikun tetovar, Agim Ibraimi dhe Ardian Cuculi, ndërsa së shpejti postin e presidentit pritet ta marrë, Visar Bexheti, i cili në krye të skuadrës tetovare kishte qëndruar nga viti 2017 deri në vitin 2019. (infOSport.mk)