Duro nuk eksperimenton shumë në formacion, vetëm një ndryshim nga ndeshja e kaluar

Struga Trim Lum do të luajë pas pak ndeshjen e kthimit përballë Buduçnost, e vlefshme për fazën e dytë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë, në ndeshjen e parë skuadra kampione e Struga Trim Lum kishte regjistruar fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi, teksa sot kërkon një tjetër fitore ose mbrojtjen e rezultatit për të shkuar më tej.

Trajneri Shpëtim Duro nuk ka eksperimentuar shumë edhe këtë herë me formacionin titullarë, duke bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e parë në Ohër. Në anën e majtë të mesfushës ka rikthyer Vangjel Zguron, për të rikthyer në qendër të saj edhe Bunjamin Shabanin, derisa Mazrekaj shihet më i avansuar, duke qëndruar pas shpinës së dyshes sulmuese, Ibraimi Radeski.

Më poshtë mund të shihni formacionin e Struga Trim Lum:

Leave a Reply