Juventusi i mban leksion Realit, Ueah gjen golin e parë “bardhezi” (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore 3:1 përballë Real Madridit në miqësoren e zhvilluar në Amerikë. Skuadra e Alegrit e ka gjetur golin e parë shumë shpejt, edhe atë vetëm pas 48 sekondave, kur Moise Kin arriti të zhbllokojë takimin.

Pak minuta më vonë, ishte radha e sulmuesit, Ueah për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Juventusit dhe të dytin për skuadrën “bardhezi”, ndërkohë, në të 38-ën ishte radha e Vinisius për të ngushtuar diferencën në 2:1.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në minutën e 5-të shtesë të takimit golin e tretë për ekipin Italian, e realizoi sulmuesi serb, Dushan Vlahoviç, i cili u ndihmua pak edhe nga portieri kundërshtar.

Për Juventusin ishte kjo fitorja e dytë në tokën amerikane, pasi edhe pak ditë më parë mundi Milanin, ndërkohë në anën tjetër Real Madridi i Ançelotit njeh vetëm një fitore dhe dy disfata, përfshirë këtu edhe atë në “El Clasico” kundër Barcelonës, 0:3. (infOSport.mk)

Leave a Reply