Nga Bukureshti i Rumanisë vijnë lajme të shkëlqyeshme, me ç’rast mundësi shkupjan, Fati Vejseli, anëtarë i KM Liria, është kualifikuar në finalen e madhe të turneut prestigjioz në mundje dhe në kalendarin zyrtar të UËË “Ion Cornianu & Ladislau Simon” .
Në gjysmëfinale të kategorisë deri më 70 kg, Vejseli me rezultatin 4-2, mposhti mundësin nga Moldavia, Nicola Grahmez.
Për të qenë ky sukses edhe më i madh, kjo fitore u arrit ndaj moldavezit, i cili në Evropianin e seniorëve vitin e kaluar ishte i bronztë, ndërsa po i njëjti ka fituar medalje të argjendta dhe të bronzta nga plotë evropiane U17, U20 dhe U23. Paraprakisht në luftën çerekfinale, Vejseli kishte mundur kundërshtarin nga Turkmenistani.
Luftën finale Fati Vejseli do ta zhvillojë vetëm gjatë ditës së nesërme, ku shpresojmë të na gëzojë edhe me medalje të artë, që do të ishte një paralajmërim i mirë ky për formën e mundësit shkupjan në prag të Botërorit për senior që do të mbahet muajin e ardhshëm në Beograd. (infOSport.mk)