Struga Trim Lum ndeshjet europiane do ti zhvillojë sërish në Ohër

Si duket ka marrë fund telenovela rreth stadumit, në të cilin Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në  Ligën e Konferencës kundër skuadrës së Breidablik.

Do të jetë stadiumi i Ohrit, ai që do të mirëpret ndeshjen e 24 gushtit, pasi në një gjë të tillë insistoi FFM, pavarësisht se Federata Shqiptare e Futbollit kishte ofruar stadiumin “Elbasan Arena” për të qenë nikoqir i takimit të parë midis Struga Trim Lum dhe Breidablik.

Është ky një lajm i mirë për gjithë tifozët strugan, duke parë afërsinë që ka qyteti i Strugës me Ohrin, e ku pa dyshim se skuadra e Struga Trim Lum do të ketë një përkrahje të madhe.

Kujtojmë, në garë për të mirëpritur takimin e parë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës midis Struga Trim Lum dhe Breidablik, ishte edhe stadiumi i qytetit në Strumicë, mirëpo i njëjti nuk i plotësonte fare kushtet.

Kështu me disa ndërhyrje që duhet bërë tek stadiumi “Burimet e Biljanës”, e që UEFA i’a ka bërë me dije FFM-së, ndeshja Struga Trim Lum- Breidablik, megjithatë do të zhvillohet në Ohër, aty ku Struga mirëpriti ekipin e Zhalgiris në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply