ZYRTARE, Bekim Rexhepi në portën e Dinamo Tiranës

Bekim Rexhepi do vazhdojë të jetë pjesë e Superligës shqiptare, madje duke mos ndryshuar edhe qytet. Pas eksperiencës së bukur me Partizanin e Tiranës, me të cilën skuadër shkupjani u shapall kampion, tashmë i njëjti do të vijojë me skuadrën tjetër nga kryeqendra shqiptare, Dinamon, shkruan “infOSport.mk”.

Lajmin për transferimin e Rexhepit e kanë konfirmuar edhe nga klubi dinamovit, mirëpo duke mos potencuar për sa kohë kanë nënshkruar me shkupjanin, i cili pjesë e futbollit shqiptarë është që nga janari i vitit 2021, kur në formë huazimi i ishte bashkuar skuadrës së Skënderbeut, që më pas nga vera e vitit 2022 të jetë pjesë e Partizanit të Tiranës.

Në Supërligën shqiptare, aty ku do të garojë sërish Dinamo e Tiranës, Bekim Rexhepi numëron plotë 70 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply