Futbollistët e Struga Trim Lum falën xhumanë në Rejkjavik

Struga Trim Lum ende është në pritje të fluturimit drejt Maqedonisë së Veriut nga Islanda, ndërsa qëndrimin e tyre në kryeqendrën islandeze, Rejkjavik, futbollistët e Struga Trim Lum e shfrytëzuan për të vizituar xhaminë qendrore dhe për të falur namazin e ditës së premte, ndryshe e njohur si dita e xhuma, shkruan “infOSport.mk”.

Xhamia në Rejkjavik ndodhej në rrethinnën Ármúli, ndërsa e njëjta ishte hapur zyrtarisht në vitin 2002 nga Shoqata Myslimane e Islandës.

Ishte kjo një kënaqësi e veçantë për gjithë lojtarët e Struga Trim Lum që i përkasin komunitetit islam, pasi që të gjithë pranuan se për herë të parë po falen në këtë xhami të bukur, e cila është e hapur për çdo ditë dhe që ju shërben muslimanëve që jetojnë dhe veprojnë në Rejkjavik.

Siç mësuam, gjatë ditëve të shtuna në këtë xhami, imami kryesor fëmijëve të interesuar ju mëson edhe mësim-besimin islam. (infOSport.mk)

Leave a Reply