Andi Zeqiri pavarësisht 18 golave të shënuar, nuk bindi te Bazeli! Transferohet në Belgjikë te Genk

Pavarësisht se zhvilloi një sezon fantastik, ku arriti të shënojë plot 18 gola, si dhe të dhurojë 2 të tjerë në 50 përballjet e zhvilluara me skuadrën e Bazel, ku ishte i huazuar, “bomberi” zviceran me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri duket se do të nisë tashmë një “aventurë” të re në Belgjikë.

“Bomberi” 24-vjeçar, në pronësi të skuadrës angleze të Brajton, ka gjetur akordin me belgët e Genk, drejtuesit e së cilës skuadër për transferimin e sulmuesit shqiptarë, skuadrës angleze do të duhet ti paguajnë një shumë prej 2.8 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë karrierës së tij, te Brajtoni anglez, Andi Zeqiri ka zbritur vetëm 13 herë në fushën e blertë, ku për fat të keq ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, duke mos bindur dot drejtuesit e skuadrës angleze.

Leave a Reply